Dyshohet se goditi një grua në Pejë, policia jep detaje

Dyshohet se goditi një grua në Pejë, policia jep detaje

Dyshohet se goditi një grua në Pejë, policia jep detaje

Dy persona (një burrë dhe një grua) janë shoqëruar në polici pas pranimit të një video-incizimit ku shihet burri duke sulmuar fizikisht një grua.

Sponsor 3M Express

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Sheremet Elezi.

Sipas tij, janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

“Sot me datë 21.10.2026, pas pranimit të një video-incizimi, në të cilin shfaqen pamje që tregojnë ushtrimin e dhunës ndaj një femre, njësitë përkatëse policore kanë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme hetimore. Gjatë këtyre veprimeve janë identifikuar personat e përfshirë në rast, një burr dhe një grua, të cilët janë shoqëruar në polici. Aktualisht, janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Elezi.

Lidhur me rastin edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, në një përgjigje për Telegrafin ka konfirmuar se prokuroria ka qenë në dijeni për videon dhe se ka autorizuar policinë të ndërmarrë veprimet e nevojshme.

“E kemi pranuar më herët këtë video. Pasi e kemi pranuar, menjëherë prokurorja kujdestare ka autorizuar Policinë për ndërmarrjen e veprimeve”, ka deklaruar Nikçi.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me policinë për të marrë më shumë informacione dhe është në pritje të një përgjigje.

Pamjet tregojnë një burrë dhe një grua të ulur në një ulëse në shëtitoren pranë lumit, ku burri shihet duke e goditur gruan.

Për rastin pritet të zhvillohen veprimet e mëtejshme nga organet kompetente, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura hollësi të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes. /Telegrafi/


Lexo edhe

Brenda 24 orëve kaotike të Xhuli Nurës me binjakët

Brenda 24 orëve kaotike të Xhuli Nurës me binjakët

Drenasi paralajmëron masa ligjore për hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara

Drenasi paralajmëron masa ligjore për hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara

Inspektorati në Fushë Kosovë gjobit palën për vendosjen e parregullt të ventilimit

Inspektorati në Fushë Kosovë gjobit palën për vendosjen e parregullt të ventilimit

Dyshohet se goditi një grua në Pejë, policia jep detaje | Momenti