Dyshohet se goditi doganierin me veturë, Florim Blaku thotë se nuk e dinte kush ishte

Dyshohet se goditi doganierin me veturë, Florim Blaku thotë se nuk e dinte kush ishte

Dyshohet se goditi doganierin me veturë, Florim Blaku thotë se nuk e dinte kush ishte

Florim Blaku, i njohur në Podujevë si Lila, është deklaruar për Insajderin lidhur me incidentin e 24 nëntorit në Podujevë, ku dyshohet se gjatë largimit me veturë ka goditur një zyrtar doganor, i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare.

Sponsor 3M Express

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 24 nëntor 2026, në orën 13:27, në Podujevë dhe është cilësuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Në raportin policor thuhet se ekipi i Doganës së Kosovës kishte ndaluar një automjet për të kontrolluar mundësinë e transportimit të mallrave kontrabandë.

Sipas Policisë, i dyshuari, gjatë largimit me veturë, e kishte goditur në dorë një zyrtar doganor dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur.

Pas raportimeve në media se Florim Blaku mund të jetë personi i përfshirë në këtë rast, ai ka dhënë versionin e tij për ngjarjen në një deklaratë për Insajderin.

Blaku pretendon se personat që i ishin afruar veturës nuk i ishin prezantuar si zyrtarë të Policisë apo të Doganës dhe nuk i kishin treguar ndonjë dokument identifikimi apo shenjë zyrtare.

Sipas tij, personat ishin të veshur me të zeza dhe i kishin trokitur në xhamin e veturës. Ai ka thënë se, duke mos i njohur dhe duke pasur parasysh se disa muaj më parë kishte qenë viktimë e një vjedhjeje, kishte menduar se bëhej fjalë për persona të panjohur.

“Personat që më trokitën në xham nuk më janë prezantuar se kush janë. Nuk më kanë treguar ID apo ndonjë shenjë të Policisë apo Doganës. Duke qenë se para disa muajsh kam pasur një rast me hajna, kam menduar se mund të jenë përsëri persona të panjohur dhe jam larguar”, ka deklaruar Blaku për Insajderin.

Në një sqarim për Insajderin, ai ka theksuar se incidenti kishte ndodhur në parkingun ku e kishte lënë veturën, në qendër të Podujevës, dhe jo në pikën kufitare në Merdarë apo në ndonjë pikë doganore.

Blaku ka bërë të ditur gjithashtu se në të njëjtin parking, rreth dy muaj më parë, i ishin vjedhur mallra, rast të cilin, sipas tij, e kishte raportuar në polici.

“Ngjarja ka ndodhur dje në parkingun ku e kisha lënë veturën, në qendër të Podujevës, jo në Merdarë. Po ashtu, para rreth dy muajsh, në të njëjtin parking, më janë vjedhur mallra. Edhe atë rast e kam lajmëruar në polici”, ka deklaruar ai.

Blaku ka thënë se aktualisht ndodhet jashtë vendit dhe se së shpejti do të paraqitet në Policinë e Kosovës.

Kështu, raporti zyrtar i Policisë dhe deklarimi i Blakut paraqesin dy versione të ndryshme për rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti. Ndërsa Policia raporton se zyrtari doganor është goditur gjatë largimit të të dyshuarit me veturë, Blaku pretendon se nuk e ka ditur se personat që iu afruan ishin zyrtarë doganorë.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Berisha për ish-vjehrrën e Arlindës: E la të shtrirë prapa derës, të ekzekutuar barbarisht, pa i ofruar as ndihmën më të vogël

Berisha për ish-vjehrrën e Arlindës: E la të shtrirë prapa derës, të ekzekutuar barbarisht, pa i ofruar as ndihmën më të vogël

Tirana më 27 nëntor mirëpret Samitin e Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

Tirana më 27 nëntor mirëpret Samitin e Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

Heroi i basketbollit me karrocë drejt burgut, akuzohet për 11 raste përdhunimi

Heroi i basketbollit me karrocë drejt burgut, akuzohet për 11 raste përdhunimi