Një person është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit ndaj një gruaje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 27 tetor, rreth orës 19:00.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Burimi: Insajderi




