Dyshimet për shkatërrimin e dokumentacionit zyrtar në institucione të Serbisë kanë nxitur reagime nga sindikatat, opozita dhe studentët, të cilët paralajmërojnë për zhdukjen e mundshme të provave pas ndryshimeve politike në vend.
Sipas Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe, dyshimet e fundit lidhen me Fondin Republikan për Sigurimin Pensional dhe Invalidor (PIO), ku janë publikuar fotografi të thasëve të zinj që dyshohet se përmbajnë dokumente të shkatërruara.

Dragan Domazet, përfaqësues i sindikatës së punonjësve të këtij institucioni, ka konfirmuar autenticitetin e fotografive, duke deklaruar se “diçka e jashtëzakonshme dhe e pazakontë po ndodh gjatë natës”.
Sipas tij, ekzistojnë dyshime edhe për fshirjen e të dhënave elektronike.
Më 29 tetor, prokurorja supreme e Serbisë, Zagorka Dolovac, u ka kërkuar prokurorive që të kërkojnë nga policia masa urgjente për parandalimin e shkatërrimit të dokumenteve zyrtare.
Udhëzimi përfshin dyshimet për veprime të tilla në institucione shtetërore, banka dhe agjenci të sigurisë.
Burimi: Dukagjini




