Dy shoferë të intervistuar- Aksidenti në garat ilegale në Trudë të Prishtinës, policia jep të rejat e fundit

Të dy drejtuesit e automjeteve të përfshira në aksident janë identifikuar nga Policia e Kosovës, përfshirë edhe shoferin që ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Sponsor 3M Express

Këtë e ka bërë të ditur për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se të dy shoferët janë paraqitur në stacion policor dhe janë intervistuar si të dyshuar.

“Si rezultat i veprimeve profesionale hetimore, janë identifikuar të dy drejtuesit e automjeteve të përfshira në aksident, përfshirë edhe drejtuesin që ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Të dy drejtuesit janë paraqitur në stacionin policor, ku janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve”, ka deklaruar Hoxha.

Ai ka bërë të ditur se njëri nga shoferët është kontrolluar nga ekipi mjekësor, ku i janë konstatuar lëndime të lehta.

“Për nevoja të hetimit të mëtejshëm, Policia ka konfiskuar të dy automjetet e përfshira në aksident”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, rasti është trajtuar në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar që të procedohet si kundërvajtje.

“Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim dhe konsultim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet si kundërvajtje dhe të trajtohet nga hetuesit kompetentë policorë”, ka njoftuar Hoxha. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Irani kërcënon se do të “lëshojë ferrin” nëse SHBA-ja rifillon luftën

Irani kërcënon se do të “lëshojë ferrin” nëse SHBA-ja rifillon luftën

Bosi i Nvidia pranon tradhtinë ndaj gruas, dyshime se e dashura është spiune kineze

Bosi i Nvidia pranon tradhtinë ndaj gruas, dyshime se e dashura është spiune kineze

Sa mirë e njohin banorët njëri-tjetrin me sy mbyllur? Shpërthejnë të qeshurat në shtëpi (VIDEO)

Sa mirë e njohin banorët njëri-tjetrin me sy mbyllur? Shpërthejnë të qeshurat në shtëpi (VIDEO)