Dy raste të posedimit të marihuanës në Pejë dhe Deçan, tre persona të arrestuar

Dy raste të posedimit të marihuanës në Pejë dhe Deçan, tre persona të arrestuar

Dy raste të posedimit të marihuanës në Pejë dhe Deçan, tre persona të arrestuar

Dy raste të posedimit të substancave narkotike janë raportuar në Pejë dhe Deçan, ku policia ka konfiskuar gjithsej 11.6 gramë marihuanë dhe ka arrestuar tre persona.

Sponsor 3M Express

Rasti i parë është regjistruar në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, më 23 nëntor, rreth orës 00:05. Gjatë kontrollit të dy personave të dyshuar, policia ka gjetur dhe konfiskuar 4.8 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një grinder, një thikë dhe dy telefona mobilë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, rasti i dytë është raportuar në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan, po ashtu më 23 nëntor, rreth orës 10:00.

Gjatë kontrollit të një personi të dyshuar, policia ka gjetur dhe sekuestruar 6.8 gramë marihuanë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Lexo edhe

Sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes Arlinda Zekaj

Sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes Arlinda Zekaj

Pochettino rikthehet në Ligën e Kampionëve pas katër vitesh e gjysmë, synon ta ringjallë Manchester Unitedin

Pochettino rikthehet në Ligën e Kampionëve pas katër vitesh e gjysmë, synon ta ringjallë Manchester Unitedin

Champions League: Nëntë ndeshje sonte në ArtMotion

Champions League: Nëntë ndeshje sonte në ArtMotion