Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të dhunës në familje në Prishtinë, të cilat kanë ndodhur më 28 nëntor.
Në rastin e parë, një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje familjare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Ajo ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, i cili dyshohet se është përdorues i narkotikëve, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Në rastin e dytë, pas një mosmarrëveshjeje familjare, një person dyshohet se ka tentuar të kryejë vetëvrasje. Ai ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për dhunë në familje.
Me vendim të prokurorit, ai është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Burimi: RTKLive





