Dy zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar të shtunën mbrëma në Llaushë të Skenderajt, pasi një veturë që po tentonte t’i shmangej Policisë dyshohet se goditi automjetin zyrtar dhe e nxori nga rruga.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:45, kur shoferi i veturës nuk iu bind urdhrit për ndalim dhe u largua me shpejtësi. Gjatë ndjekjes, automjeti policor u përplas në një shtyllë elektrike, ndërsa drejtuesi i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes.

Vetura u gjet më vonë e aksidentuar dhe e braktisur në fshatin Rezallë. Pronari i saj dhe mekaniku janë intervistuar nga Policia, ndërsa hetimet për identifikimin e personit që e drejtonte automjetin po vazhdojnë.
Dy policët e lënduar morën trajtim fillimisht në QKMF-në e Skenderajt dhe më pas u dërguan në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.
Burimi: Dukagjini




