Dy persona dënohen me nga 3 mijë euro për falsifikim të rezultateve të votimit në Gjakovë, keqpërdorën mbi 2 mijë vota

Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur fajtorë dy persona, me inicialet A.M. dhe D.K., për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”.

Sponsor 3M Express

Sipas komunikatës së Gjykatës, të dy të pandehurit janë dënuar me nga 3 mijë euro gjobë, pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë ndërmjet Prokurorisë dhe të pandehurve.

Gjyqtari Samedin Cena e ka aprovuar marrëveshjen, sipas së cilës dënimi prej gjashtë muajsh burgim është zëvendësuar me gjobë prej 3 mijë eurosh për secilin.

Sipas aktgjykimit, A.M., në cilësinë e kryesuesit të komisionit për numërimin e votave të kandidatëve për deputetë, gjatë periudhës 29 dhjetor 2025 deri më 1 janar 2026, në Qendrën Komunale të Numërimit në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, dyshohet se kishte shtuar dhe hequr vota në nëntë komisione të numërimit.

Në komunikatën e Gjykatës thuhet se ai “ka shtuar kandidatëve për deputetë 428 vota, si dhe ka hequr kandidatëve për deputetë 682 vota”, duke keqpërdorur gjithsej 1 mijë e 110 vota.

Ndërkaq, i pandehuri D.K., në cilësinë e kryesuesit të komisionit në gjashtë komisione të numërimit, kishte shtuar 422 vota dhe kishte hequr 491 vota nga kandidatët për deputetë.

“Me këto veprime, në total ka keqpërdorur 913 vota, me të cilat veprime falsifikon votën”, thuhet në përshkrimin e veprës në komunikatën e Gjykatës.

Të dy të dënuarit duhet ta paguajnë gjobën brenda 30 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Ndryshe, kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të tij në formë të shkruar. /Telegrafi/

Lexo edhe

Manipuluan mbi 2 mijë vota në Gjakovë, dy kryesues të komisioneve dënohen me nga 3 mijë euro gjobë

Manipuluan mbi 2 mijë vota në Gjakovë, dy kryesues të komisioneve dënohen me nga 3 mijë euro gjobë

Operacioni ku përfunduan në pranga zyrtarë gjykatash e avokat, këta janë dy nga katër të arrestuarit

Operacioni ku përfunduan në pranga zyrtarë gjykatash e avokat, këta janë dy nga katër të arrestuarit

MI5 paralajmëron: Rusia mund të shënjestrojë kompanitë britanike që furnizojnë Ukrainën

MI5 paralajmëron: Rusia mund të shënjestrojë kompanitë britanike që furnizojnë Ukrainën