Dy duele interesante në Superligën e Kosovës, vëmendja në Gjilan

Dy duele interesante në Superligën e Kosovës, vëmendja në Gjilan

Dy duele interesante në Superligën e Kosovës, vëmendja në Gjilan

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot (e shtunë) me dy përballje të rëndësishme në kuadër të xhiros së 13-të.

Sponsor 3M Express

Java e 13-të e elitës së futbollit kosovar vazhdon këtë të shtunë me dy ndeshje që premtojnë rivalitet dhe emocione, ku në njërën anë skuadrat do të kërkojnë pikë për t’iu afruar objektivave të tyre, ndërsa në tjetrën do të synojnë të ruajnë pozitat në pjesën e sipërme të tabelës.

Ndeshja e parë e ditës zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ku Feronikeli ’74 e pret Ballkanin nga ora 13:00.

Skuadra vendase vjen pas barazimit pa gola ndaj Malishevës dhe kërkon të shfrytëzojë faktorin fushë për të marrë një rezultat pozitiv. Feronikeli ’74 ka grumbulluar 12 pikë në 12 ndeshje dhe renditet në pjesën e poshtme të tabelës, ndaj çdo pikë në këtë fazë të kampionatit ka rëndësi të veçantë.

Por, përballë do të ketë një Ballkan që vjen me moral të lartë pas fitores bindëse 4-0 ndaj Drenicës në xhiron e kaluar. Therandasit kanë 19 pikë dhe synojnë të vazhdojnë ngjitjen në tabelë, duke mos lejuar që skuadrat rivale të krijojnë distancë.

Vëmendja më pas zhvendoset në stadiumin me bar artificial në Gjilan, ku skuadra vendase përballet me Malishevën, nga ora 16:00.

Gjilani hyn në këtë takim pas barazimit 1-1 ndaj Dukagjinit, ndërsa synon t’i rikthehet fitoreve për të vazhduar garën në pjesën e sipërme të tabelës. Me 19 pikë të grumbulluara, skuadra gjilanase ka mundësinë të bëjë një hap të rëndësishëm nëse arrin t’i marrë tri pikët përballë një kundërshtari direkt në renditje.

Në anën tjetër, Malisheva udhëton drejt Gjilanit si njëra prej skuadrave më të qëndrueshme të këtij edicioni. Ekipi nga ‘Liman Gegaj’ ka grumbulluar 27 pikë dhe mban pozitën e dytë, dy pikë prapa lideres Prishtina dhe pas barazimit pa gola ndaj Feronikelit ’74 dhe do të kërkojë të rikthehet te fitorja, në mënyrë që të mos rrezikojë pozitën e saj në garën për kreun e tabelës.

Dy ndeshjet e fundit të xhiros së 13-të zhvillohen të dielën: Vushtrria e pret Prishtinën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, nga ora 13:00, ndërsa në të njëjtën orë Drenica përballet me Dritën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. /Telegrafi/

Lexo edhe

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Ekskluzive | Kartolina, letra dhe një dyshim për drogë mes dy burgjeve – ky është i burgosuri, i përfshirë në rastin që zbuloi edhe dy raste të tjera

Ekskluzive | Kartolina, letra dhe një dyshim për drogë mes dy burgjeve – ky është i burgosuri, i përfshirë në rastin që zbuloi edhe dy raste të tjera