Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, dhe bashkëshorti i saj, aktori britanik Callum Turner, janë fotografuar gjatë një shëtitjeje në rrugët e Nju-Jorkut, duke shijuar momente të qeta larg angazhimeve profesionale.

Çifti, i cili sipas raportimeve kurorëzoi dashurinë me martesë gjatë këtij viti, u pa duke shëtitur qenin e tyre, Golo, ndërsa vëmendje tërhoqi paraqitja e tyre e thjeshtë dhe sportive.
Dua kishte zgjedhur një pallto të gjerë gri, streçe dhe atlete të zeza, ndërsa Callum ishte veshur me një bluzë sportive blu dhe pantallona të gjera.
Paraqitja e tyre erdhi pas pjesëmarrjes në një ngjarje elegante në Metropolitan Opera, ku këngëtarja u shfaq me një fustan të zi të markës Ferragamo.
Dua rrëfen detaje nga dasma: “Ishte një ditë magjike”
Në një intervistë të raportuar nga revista “Vogue Italia”, Dua Lipa ka folur për jetën bashkëshortore dhe kujtimet nga ceremonia e martesës.
Këngëtarja ka treguar se ajo dhe Callum kishin marrë shumë këshilla para dasmës, por kishin vendosur të ndiqnin vetëm dy prej tyre.
Sipas rrëfimit të saj, çifti kishte vendosur ta shijonte ceremoninë sikur të ishin edhe vetë të ftuar dhe të kujdesej që të mos e humbnin njëri-tjetrin nga sytë gjatë festës.
“Dita e dasmës sonë ishte magjike”, është shprehur këngëtarja.
“Callum është familja ime”
Dua ka folur edhe për marrëdhënien me aktorin britanik, duke theksuar se mirëkuptimi dhe mbështetja e ndërsjellë janë shumë të rëndësishme për ta.
Ajo ka treguar se të dy janë të përkushtuar ndaj karrierave të tyre dhe se e kuptojnë pasionin e njëri-tjetrit për punën.
“Për mua, ai është familje”, ka deklaruar artistja, duke shtuar se shpesh kanë të njëjtën mënyrë të të menduarit kur marrin vendime së bashku.
Dashuria mund të frymëzojë këngët e ardhshme
Këngëtarja ka zbuluar gjithashtu se periudha e lumtur që po përjeton në jetën personale mund të ndikojë edhe në krijimtarinë e saj muzikore.
Sipas saj, në të kaluarën ka qenë më e lehtë të shkruante këngë për zemrat e thyera
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




