Klubi Futbollistik Drenica ka njoftuar për përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Jeton Mehmeti, pas humbjes nga Malisheva në Superligën e Kosovës.

Sipas njoftimit të klubit, ndarja mes dy palëve ka ardhur me mirëkuptim të ndërsjellë.
Drenica e ka falënderuar Mehmetin për profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e treguar gjatë periudhës sa ishte pjesë e klubit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




