Drenasi paralajmëron masa ligjore për hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara

Drenasi paralajmëron masa ligjore për hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara

Drenasi paralajmëron masa ligjore për hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara

Komuna e Drenasit ka njoftuar se po vazhdon angazhimin për pastrimin e deponive ilegale të mbeturinave, mirëmbajtjen e ambientit dhe vendosjen e tabelave informuese që ndalojnë hedhjen e mbeturinave në hapësira publike dhe lokacione të papërshtatshme.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të komunës, këto aktivitete po realizohen përmes Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, me qëllim të mbrojtjes së mjedisit, shëndetit publik dhe përmirësimit të cilësisë së jetesës së qytetarëve.

Komuna ka paralajmëruar se hedhja e mbeturinave në mënyrë të kundërligjshme nuk do të tolerohet. Sipas njoftimit, çdo shkelje e konstatuar do të trajtohet nga organet kompetente, ndërsa përgjegjësit mund të përballen me masa dhe sanksione ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Njëkohësisht, komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në vende të palejuara dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur në terren.

Komuna e Drenasit ka theksuar se ruajtja e një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm kërkon përgjegjësi dhe bashkëpunim nga të gjithë qytetarët. /Telegrafi/

Lexo edhe

Pas takimit Putin-Witkoff, Kremlini i gatshëm të rifillojë bisedimet trepalëshe për paqen në Ukrainë

Pas takimit Putin-Witkoff, Kremlini i gatshëm të rifillojë bisedimet trepalëshe për paqen në Ukrainë

Rama publikon sërish fotografi para Kryeministrisë me mbishkrimin “Dialog”

Rama publikon sërish fotografi para Kryeministrisë me mbishkrimin “Dialog”

Emily Ratajkowski nuk i lë vend imagjinatës, i “vë flakën” rrjetit teksa pozon me bikini të zeza

Emily Ratajkowski nuk i lë vend imagjinatës, i “vë flakën” rrjetit teksa pozon me bikini të zeza