Drejtori i Spitalit të Mitrovicës ndalohet nën dyshimin për dhunë në familje

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës ndalohet nën dyshimin për dhunë në familje

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës ndalohet nën dyshimin për dhunë në familje

Gëzim Berisha, drejtor i Spitalit të Mitrovicës, është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.

Lajmin e ka konfirmuar për RTKLive zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

Sponsor 3M Express

“Ju konfirmojmë se, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet G. B., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Dhuna në familje’, nga neni 248 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në përgjigjen e Shalës.

Ajo ka bërë të ditur se Prokurori i Shtetit po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

77 mijë tifozë në San Siro, Milani dhe Interi përballen në derbin e 240-të historik – formacionet e mundshme

77 mijë tifozë në San Siro, Milani dhe Interi përballen në derbin e 240-të historik – formacionet e mundshme

Protestuesit hedhin bomba molotovë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Protestuesit hedhin bomba molotovë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Dy të rinj nga Vushtrria kapen në Morinë, ishin dënuar nga Gjermania me nga 15 vjet burgim

Dy të rinj nga Vushtrria kapen në Morinë, ishin dënuar nga Gjermania me nga 15 vjet burgim

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës ndalohet nën dyshimin për dhunë në familje | Momenti