Drejt përfundimit zgjerimi i rrugës në Bibaj që lidhet me autostradën “Arbën Xhaferi” në Ferizaj

Drejt përfundimit zgjerimi i rrugës në Bibaj që lidhet me autostradën “Arbën Xhaferi” në Ferizaj

Drejt përfundimit zgjerimi i rrugës në Bibaj që lidhet me autostradën “Arbën Xhaferi” në Ferizaj

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se është drejt përfundimit projekti për zgjerimin e rrugës në fshatin Bibaj, e cila lidhet me autostradën “Arbën Xhaferi”.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi, Aliu ka bërë të ditur se projekti po realizohet në bashkëpunim me ministrinë përkatëse dhe se paraqet një investim të rëndësishëm infrastrukturor për Ferizajn.

Sipas tij, kjo është një ndërhyrje për të cilën qytetarët e Ferizajt kanë pritur prej vitesh, ndërsa komuna ka kontribuar në realizimin e saj.

“Projekt ky infrastrukturor që ferizajasit pritën prej vitesh, kërkuam, u përfshimë e dhamë gjithë kontributin tonë që kjo arterie infrastrukturore të transformohet rrënjësisht, në shërbim të qytetarëve e bizneseve”, ka shkruar Aliu.

Zgjerimi i kësaj rruge synon të përmirësojë infrastrukturën rrugore dhe qarkullimin për qytetarët dhe bizneset që shfrytëzojnë këtë aks drejt autostradës “Arbën Xhaferi”. /Telegrafi/

Lexo edhe

Tetë gra të vrara në Kosovë gjatë vitit 2026

Tetë gra të vrara në Kosovë gjatë vitit 2026

Testi i ri zbulon cilët pacientë me kancer të prostatës kanë nevojë për trajtim më intensiv

Testi i ri zbulon cilët pacientë me kancer të prostatës kanë nevojë për trajtim më intensiv

Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Drejt përfundimit zgjerimi i rrugës në Bibaj që lidhet me autostradën “Arbën Xhaferi” në Ferizaj | Momenti