Drejt përfundimit asfaltimi i rrugës Junik–Gjeravicë

Drejt përfundimit asfaltimi i rrugës Junik–Gjeravicë

Drejt përfundimit asfaltimi i rrugës Junik–Gjeravicë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në asfaltimin e segmentit të fundit të rrugës Junik–Gjeravicë, deri te Lugu i Gjatë.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit, kjo rrugë ka një gjatësi prej 18 kilometrash, ndërsa vlera e investimit nga Qeveria e Kosovës është mbi 4.8 milionë euro.

Përmes këtij projekti synohet të mundësohet qasje më e shpejtë dhe më e sigurt drejt Gjeravicës, majës më të lartë në Kosovë.

Ministria ka theksuar se ky investim pritet të ketë ndikim edhe në zhvillimin e turizmit malor, fuqizimin e ekonomisë lokale dhe krijimin e mundësive të reja për banorët e kësaj zone.

Megjithatë, pas përfundimit të segmentit aktual, mbetet edhe finalizimi i pjesës fillestare të rrugës, ku gjatë realizimit të projektit janë paraqitur çështje pronësore.

Sipas Ministrisë, për këtë pjesë pritet që Komuna e Junikut t’i përmbushë obligimet e saj, në mënyrë që të mundësohet përfundimi i plotë i projektit. /Telegrafi/

Lexo edhe

371 kandidatë i nënshtrohen testit për 34 pozita të prokurorëve të rinj në Kosovë

371 kandidatë i nënshtrohen testit për 34 pozita të prokurorëve të rinj në Kosovë

“Kur ishim 15 vjeçarë, me të dashurën ikëm nga shtëpitë tona dhe bashkëjetuam në Prishtinë”, Fuego tregon historin​ë e pazakontë të adoleshencës

“Kur ishim 15 vjeçarë, me të dashurën ikëm nga shtëpitë tona dhe bashkëjetuam në Prishtinë”, Fuego tregon historin​ë e pazakontë të adoleshencës

Debati në SHBA për arsenalin bërthamor të Izraelit: Heshtja 60-vjeçare e Uashingtonit vihet në sprovë zyrtarisht

Debati në SHBA për arsenalin bërthamor të Izraelit: Heshtja 60-vjeçare e Uashingtonit vihet në sprovë zyrtarisht

Drejt përfundimit asfaltimi i rrugës Junik–Gjeravicë | Momenti