Më 4 nëntor, Komisionerja e zgjerimit, Marta Kos, do të paraqes Paketën më të Re të Komisionit Evropian, për procesin për të cilin ajo është përgjegjëse.

I njohur si Raporti i Progresit tani si Paketa e Zgjerimit, vlerëson në detaje përparimin e vendeve kandidate për të hyrë në BE, dhe atyre që janë kandidate potenciale siç është Kosova.
Për republikën kosovare, Drafti në të cilin kanë pasur qasje media të specializuara për procesin e Integrimit, thotë se ndër arsyet kryesore për ngecje është kriza e stërgjatur politike, mungesa e Kuvendit funksional, që thuhet se ka penguar punën e qeverisë dhe ka pasur ndikim të grupeve të interesit në gjyqësor e prokurori.
Për Kosovën, Komisioni Evropian, premierë në Raportin e Zgjerimit e përfshin përshtatjen e saj të plotë me Politikën e Jashtme të BE-së, të cilën gjë Brukseli e përshëndet.
Procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është pjesë me rëndësi sikur çdo vit në Dokumentin që paraqitet të mërkurën.
Normalizimi i raporteve kosovaro-serbe, thuhet se nuk është kusht vetëm në rrugën evropiane për të dyja vendet: por ai thotë dokumenti është kyç për sigurinë, stabilitetin, zhvillimin ekonomik për të dyja shoqëritë por edhe rajonin.
Kronika e gazetarit Besnik Tahiri.




