“Dosjet e BIA-s do të tronditnin Serbinë”, avokati serb përmend Radoiçiqin e Ivanoviqin

“Dosjet e BIA-s do të tronditnin Serbinë”, avokati serb përmend Radoiçiqin e Ivanoviqin

“Dosjet e BIA-s do të tronditnin Serbinë”, avokati serb përmend Radoiçiqin e Ivanoviqin

Avokati serb Bozho Prelleviq ka paralajmëruar se hapja e dosjeve të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA) mund të shkaktojë tronditje të mëdha politike në Serbi, duke vënë në pikëpyetje lidhjet mes shërbimeve të sigurisë, pushtetit politik dhe strukturave kriminale.

Sponsor 3M Express

Në një intervistë për revistën serbe “Radar”, të publikuar të shtunën, Prelleviq ka thënë se një nga çështjet që do të duhej të sqarohej është nëse politikani dhe ish-drejtuesi i BIA-s, Marko Parezanoviq, mund t’i përgjigjet pyetjes nëse Olliver Ivanoviq ishte nën masa të përgjimit dhe vëzhgimit në kohën kur u vra, si dhe kush kishte urdhëruar vendosjen e tij nën këto masa, transmeton RTK.

“Imagjinoni çfarë tronditjeje do të shkaktohej nëse do të hapeshin dosjet”, ka deklaruar Prelleviq, duke përmendur edhe mundësinë e zbulimit të përfituesve të parave nga Telekomi i Sllavisha Luçiqit.

Ai ka vlerësuar se shërbimet e sigurisë në Serbi për një kohë të gjatë kanë funksionuar pa kontroll të mjaftueshëm institucional, ndërsa një pjesë e tyre, sipas tij, në vend që të merren me mbrojtjen e qytetarëve dhe shtetit, janë përdorur për mbrojtjen e interesave të partisë në pushtet.

Prelleviq, ish-gjyqtar dhe ish-bashkëministër i Punëve të Brendshme në qeverinë kalimtare pas rrëzimit të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ka thënë se shërbimet e sigurisë duhet të reformohen në themel dhe të vendosen nën kontroll efektiv parlamentar dhe gjyqësor.

Sipas tij, një zgjidhje e mundshme do të ishte ndarja e funksioneve në tri struktura: shërbim informativ, kundërzbulim dhe shërbim teknik, i cili do të mund të vihej në shërbim të institucioneve të sigurisë dhe prokurorisë, sipas procedurave të qarta.

Ai ka paralajmëruar gjithashtu se ndryshimi i drejtuesve apo i emrit të institucioneve nuk garanton reforma reale, nëse brenda tyre mbeten të njëjtat struktura dhe praktika.

Në intervistë, Prelleviq ka përmendur edhe rastin e Millan Radoiçiqit dhe Zvonko Vesellinoviqit, duke pretenduar se gjatë kohës kur ai ishte në Ministrinë e Brendshme ishin iniciuar procedura penale ndaj tyre për drogë, por se, sipas tij, prokurori kishte hequr dorë nga ndjekja, ndonëse, sipas tij, ata kishin pranuar veprat.

Ai ka theksuar se lidhjet mes shërbimeve të sigurisë, drejtësisë, politikës dhe mediave përbëjnë një nga pengesat kryesore për ndryshimet demokratike në Serbi.

Lexo edhe

Përplasje në Asamblenë e PS-së, Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit, por kundërshtimet brenda PS-së ndalin votimin

Përplasje në Asamblenë e PS-së, Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit, por kundërshtimet brenda PS-së ndalin votimin

Të groposura në pyje, dalin pamjet nga zbulimi i rreth 17 milionë eurove të ish-ministrit hungarez

Të groposura në pyje, dalin pamjet nga zbulimi i rreth 17 milionë eurove të ish-ministrit hungarez

Enti Shtetëror i Revizionit deri më 1 dhjetor do të pranojë propozime për projektet dhe kontrollet për vitin 2027

Enti Shtetëror i Revizionit deri më 1 dhjetor do të pranojë propozime për projektet dhe kontrollet për vitin 2027