Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën e studentëve, duke publikuar një video nga zhvillimet e sotme para Kryeministrisë.

Në pamje shfaqen karriget e vendosura nga kreu i qeverisë si një ftesë simbolike për dialog, ndërsa protestuesit kanë kundërshtuar këtë nismë me thirrjet për dorëheqje.
Rama ka ironizuar thirrjet e protestuesve, duke iu referuar kërkesave të tyre me sloganet: “Dorëheqje”, “Poshtë diktatura” dhe “Poshtë komunizmi”.
“Duam dialog, deri tani këto janë idetë e pedagogëve dhe intelektualëve që janë mbledhur këtu poshtë”, thotë Rama në reagimin e tij.




