Gazmend Hoxha është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të enjten mbrëma, në cilësinë e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, por ky ishte udhëtimi i tij i fundit në këtë funksion.

Të premten paradite, Hoxha ka ofruar dorëheqjen nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, pesë ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të cilën dyshohet kunati i saj, Albert Sylaj.
Dorëheqja e tij është pranuar nga kryeministri Albin Kurti, i cili, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka emëruar Fehmi Hotin në këtë pozitë.
Hoxha ishte pjesë e Policisë së Kosovës që nga gjenerata e parë, e vitit 2000. Ai mori drejtimin e institucionit në mars të vitit 2023, ndërsa gjatë kësaj periudhe u përball me një sërë sfidash të sigurisë.
Ndër operacionet më të rëndësishme gjatë udhëheqjes së tij ishte reagimi i Policisë së Kosovës ndaj sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023, të kryer nga një grup i armatosur serb.
Gjatë këtij sulmi u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, koleg i Hoxhës.
Detajet në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:




