Don Dominik Kukeli reagon për muralin: Nënë Tereza nuk e meriton një trajtim të tillë

Don Dominik Kukeli reagon për muralin: Nënë Tereza nuk e meriton një trajtim të tillë

Don Dominik Kukeli reagon për muralin: Nënë Tereza nuk e meriton një trajtim të tillë

Autori i mozaikut të Nënës Terezë, Don Dominik Kukeli, njëherësh drejtor i Qendrës Social-Edukative “Don Bosko” në Prishtinë, ka reaguar pas tensioneve për vendosjen e veprës artistike në kryeqytet.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shprehur pakënaqësinë për trajtimin që po i bëhet kësaj çështjeje, duke e cilësuar situatën si një tragjikomedi.

“NËNË TEREZA NUK E MERITON NJË TRAJTIM TË TILLË… nga askush… e aq më pak nga ‘gjaku’ i saj”, ka shkruar Kukeli.

Ai ka publikuar edhe një fotografi të mozaikut që pritet të vendoset në kryeqytet.

“Ky është Mozaiku për të cilin është duke u bërë gjithë kjo tragji-komedi! (Foto jo profesionale)”, ka shtuar ai.

Reagimi i Kukelit vjen pas përplasjes ndërmjet kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe Policisë së Kosovës në sheshin “Zahir Pajaziti”, lidhur me vazhdimin e punimeve për vendosjen e mozaikut.

Projekti në nderim të Nënës Terezë ishte paraparë të përurohej më 28 Nëntor. /kp/

Lexo edhe

AUV ndalon përkohësisht prodhimin e pleskavicës së kompanisë Buquku

AUV ndalon përkohësisht prodhimin e pleskavicës së kompanisë Buquku

Goditje e rëndë për Messin dhe Inter Miamin, eliminohet në rrethin e parë të play-offit

Goditje e rëndë për Messin dhe Inter Miamin, eliminohet në rrethin e parë të play-offit

Prishtina feston 28 Nëntorin me koncert të veçantë të këngës shqipe

Prishtina feston 28 Nëntorin me koncert të veçantë të këngës shqipe