“Doja vetëm Spartakun”, Mirlind Daku thotë se refuzoi klubin e Serie A

“Doja vetëm Spartakun”, Mirlind Daku thotë se refuzoi klubin e Serie A

“Doja vetëm Spartakun”, Mirlind Daku thotë se refuzoi klubin e Serie A

Sulmuesi Mirlind Daku kishte dëshirë vetëm t’i bashkohej Spartakut të Moskës, prandaj edhe refuzoi një ofertë nga një klub i Serie A.

Sponsor 3M Express

Ylli shqiptar në një intervistë për “SovSport” ka shpjeguar se Spartaku ishte zgjedhja e vetme për të.

“A kishe oferta tjera? Po, por kur e pashë Spartakun, dëshiroja t’iu bashkohesha vetëm atyre”.

“Nga kush ishe? Itali, Serie A. A ishte klub i mirë? Po. A janë mbi mesin e tabelës? Nuk e di (qesh)”, ishte deklarata e Dakut për mediumin rus.

Daku iu bashkua Spartakut në një marrëveshje rekord prej 12 milionë eurove nga Rubin Kazani, kurse së fundmi ka arritur të fitojë edhe vendin në formacionin e klubit.

Ai shkëlqeu në paraqitjen ndaj ish-klubit, ku realizoi dy gola. Përndryshe, në Superligën Ruse ka tri gola dhe një asistim në nëntë paraqitje.

Në përgjithësi, përfshirë Kupën e Rusisë, Daku ka shënuar pesë gola për Spartakun si dhe kontribuar me dy asistime, brenda vetëm 482 minutave të zhvilluar në fushë. Përpos pozitës së qendërsulmuesit, ai u përdorë edhe si sulmues i dytë si dhe një herë si mesfushor ofansiv./Telegrafi/

Lexo edhe

Rasti i Arlindës, Koci: Dështoi e gjithë hallka institucionale – dorasi do arrestohet së shpejti

Rasti i Arlindës, Koci: Dështoi e gjithë hallka institucionale – dorasi do arrestohet së shpejti

Bastisje në Gjakovë, ja çka gjeti policia në banesën e një 22-vjeçari

Bastisje në Gjakovë, ja çka gjeti policia në banesën e një 22-vjeçari

Bastiset shtëpia e një të dyshuari në Gjakovë, konfiskohen mbi një kilogram kokainë, armë automatike dhe municion

Bastiset shtëpia e një të dyshuari në Gjakovë, konfiskohen mbi një kilogram kokainë, armë automatike dhe municion