Dogana zvicerane ndalon kontrabandën e ushqimeve, mbi dy tonë produkte transportoheshin pa frigorifer

Autoritetet doganore në Zvicër kanë sekuestruar mbi dy tonë ushqime të kontrabanduara, të cilat po transportoheshin pa kushte të përshtatshme ftohjeje.

Sponsor 3M Express

Një nga automjetet ishte edhe i mbingarkuar me afro një ton.

Autoritetet e Doganës dhe Sigurisë Kufitare të Zvicrës kanë zbuluar dy raste të kontrabandës së produkteve ushqimore gjatë kontrolleve të zhvilluara më 17 tetor në Ederswiler dhe Pratteln.

Në rastin e parë, rreth orës 02:30, zyrtarët ndaluan një automjet me targa të kantonit Jura. Gjatë kontrollit, në hapësirën e ngarkesës u gjetën 162 kilogramë mish pule, 258 kilogramë patate të ngrira, 128 kilogramë bukë të sheshtë dhe dhjetë kilogramë miell.

Sipas autoriteteve, për mallrat nuk ishin paguar detyrimet doganore, ndërsa produktet e prishshme transportoheshin pa sistem ftohjeje.

Dy personat që ndodheshin në automjet u detyruan të paguanin disa mijëra franga për detyrimet dhe gjobën. Ushqimet u sekuestruan, shkruan Blick, transmeton Telegrafi.

Në rastin e dytë, pak para orës 05:00, një ekip tjetër doganor ndaloi një furgon në Pratteln, në kantonin Basel-Landschaft.

Në automjet u zbuluan rreth 1.5 tonë patate të ngrira dhe 632 kilogramë bukë të sheshtë. Edhe këto produkte po transportoheshin pa ftohje dhe pa u paguar detyrimet e kërkuara doganore.

Kontrolli zbuloi gjithashtu se furgoni ishte i mbingarkuar me 930 kilogramë mbi peshën e lejuar.

Për shkak se dy personat, shtetas francezë të moshës 20-vjeçare, nuk mundën të paguanin në vend detyrimet dhe gjobën, në vlerë totale prej mbi 10 mijë frangash, autoritetet sekuestruan automjetin. Drejtuesi u raportua për shkeljen lidhur me mbingarkesën.

Autoritetet zvicerane vazhdojnë kontrollet për parandalimin e kontrabandës dhe zbatimin e rregullave doganore e të sigurisë ushqimore./Telegrafi/

Lexo edhe

Nga vetëbesimi te pamja natyraleOtoplastika në United Hospital vjen me ofertë ekskluzive sezonale

Nga vetëbesimi te pamja natyraleOtoplastika në United Hospital vjen me ofertë ekskluzive sezonale

Zajkova: Lufta për lista të hapura nuk është tradhti, por liri për qytetarët

Zajkova: Lufta për lista të hapura nuk është tradhti, por liri për qytetarët

Prokuroria Speciale ndalon një të dyshuar për rastin e 1 milionëshit

Prokuroria Speciale ndalon një të dyshuar për rastin e 1 milionëshit