Dogana zbulon 150 fishekë të padeklaruar në Merdare

Dogana zbulon 150 fishekë të padeklaruar në Merdare

Dogana zbulon 150 fishekë të padeklaruar në Merdare

Dogana e Kosovës ka zbuluar 150 fishekë për gjueti të padeklaruar në pikën kufitare në Merdare.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Doganës, fishekët ishin fshehur në pjesën e poshtme të valixhes së vozitësit të një automjeti.

Zbulimi u bë gjatë një kontrolli të përbashkët të zyrtarëve doganorë, Njësisë së Antikontrabandës, Njësisë së Skanerit dhe Policisë së Kosovës.

Fillimisht, vozitësi dhe pasagjerët ishin pyetur nëse kishin mallra për të deklaruar, por ishin përgjigjur negativisht.

“Gjatë kontrollit, në pjesën e poshtme të valixhes së vozitësit janë zbuluar të kamufluara pesë (5) pako me nga dhjetë (10) fishekë për gjueti dhe dy (2) pako me nga pesëdhjetë (50) fishekë, me gjithsej 150 fishekë për gjueti”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Dogana ka bërë të ditur se janë ndërmarrë veprimet përkatëse, ndërsa rasti po trajtohet nga Policia e Kosovës./Telegrafi/

Lexo edhe

Dogana zbulon 150 fishekë të padeklaruar për gjueti në Merdare

Dogana zbulon 150 fishekë të padeklaruar për gjueti në Merdare

Pse disa njerëz u shmangen vazhdimisht përgjegjësive, ndërsa të tjerët detyrohen të bëjnë edhe punën e tyre?

Pse disa njerëz u shmangen vazhdimisht përgjegjësive, ndërsa të tjerët detyrohen të bëjnë edhe punën e tyre?

Simptomat e sëmundjeve mendore, duken si sjellje normale

Simptomat e sëmundjeve mendore, duken si sjellje normale