​Dogana sekuestron 121 telefona kontrabandë në Gjakovë

​Dogana sekuestron 121 telefona kontrabandë në Gjakovë

​Dogana sekuestron 121 telefona kontrabandë në Gjakovë

Dogana e Kosovës, përmes njësive të Sektorit të Antikontrabandës, ka realizuar sot një operacion kontrolli në Gjakovë, gjatë të cilit janë konfiskuar 121 telefona të markave iPhone dhe Samsung, për të cilët nuk është paraqitur dokumentacion që dëshmon prejardhjen e tyre dhe përmbushjen e detyrimeve doganore.

Sponsor 3M Express

Gjatë operacionit, zyrtarët doganorë kanë ushtruar kontroll në një subjekt afarist që merret me tregtimin e telefonave celularë dhe pajisjeve elektronike, ku është identifikuar një sasi e konsiderueshme telefonash celularë të modeleve të ndryshme.

Përveç kontrollit në lokalin afarist, kontrollet janë zgjeruar edhe në një banesë, të cilën pronari i biznesit e shfrytëzonte si depo për ruajtjen e mallrave. Edhe në këtë lokacion është zbuluar një sasi e konsiderueshme telefonash celularë.

Gjatë kontrollit dhe verifikimit fillestar, është konstatuar se pronari i biznesit nuk posedonte dokumentacion që dëshmonte origjinën dhe prejardhjen e ligjshme të këtyre pajisjeve, si dhe nuk kishte dëshmi për kryerjen e procedurave të zhdoganimit dhe pagesën e detyrimeve përkatëse doganore.

Telefonat, të cilët janë evidentuar individualisht përmes numrave identifikues IMEI, janë vendosur nën mbikëqyrje doganore për trajtim të mëtejmë në përputhje me legjislacionin në fuqi, raporton KosovaPress.

Dogana e Kosovës ka iniciuar procedurat përkatëse për verifikimin e prejardhjes së mallrave, përcaktimin e detyrimeve eventuale doganore dhe trajtimin e shkeljeve të dyshuara të legjislacionit doganor.

Lexo edhe

Endrick drejt largimit nga Real Madridi në janar, Roma dhe Milani në garë – Mourinho nuk e lejon

Endrick drejt largimit nga Real Madridi në janar, Roma dhe Milani në garë – Mourinho nuk e lejon

Skandali i MPB-së: Shtyhet diplomimi i policëve, s’kanë uniforma (VIDEO)

Skandali i MPB-së: Shtyhet diplomimi i policëve, s’kanë uniforma (VIDEO)

Endrick kërkon largimin në janar, Roma dhe Milani në garë – Mourinho i del kundër

Endrick kërkon largimin në janar, Roma dhe Milani në garë – Mourinho i del kundër