Doganierët e Doganës së Shkupit dhe ekipet mobile të Departamentit të Operacioneve kryen një kontroll në tezgat në tregun e gjelbër në Çair, duke sekuestruar 135 kilogramë duhan të prerë dhe 30 litra alkool, për të cilat është shmangur pagesa e akcizës në shumën prej 337,558 denarësh.

“Gjatë kontrollit të produkteve të akcizës në tezgat në tregun e gjelbër në Çair, tre persona u kapën duke shitur produkte akcize pa pulla akcize. Ata i vunë në shitje mallrat e akcizës në mënyrë të paligjshme, pa paguar më parë akcizën ndaj shtetit”.
“Kundër dy personave janë ngritur padi për kundërvajtje, ndërsa do të ngrihet padi penale kundër një personi i cili ka shitur produkte akcize për të cilat është shmangur pagesa e akcizës prej 257 mijë denarësh, në përputhje me Kodin Penal”, thonë nga Dogana.
Në fund theksojnë se me qasje gjithëpërfshirëse, përmes hetimeve të përforcuara për importin e duhanit dhe produkteve të duhanit dhe kontrolleve në tregun e brendshëm, ata demonstrojmë qartë angazhimin e tyre për të luftuar tregtinë e paligjshme të duhanit dhe produkteve të duhanit.




