Dogana kap në Vitomiricë mallra të padeklaruara

Dogana kap në Vitomiricë mallra të padeklaruara

Dogana kap në Vitomiricë mallra të padeklaruara

Zyrtarët doganorë në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë kanë parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave, gjatë kontrolleve të realizuara në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit, kamioni ishte paraqitur në pikën kufitare për të kryer procedurat e importit të mallrave të deklaruara.

“Megjithatë, pas verifikimit të dokumentacionit, zyrtari doganor ka vendosur të realizojë kontroll shtesë të automjetit dhe ngarkesës. Gjatë kontrollit është konstatuar prania e mallrave të padeklaruara, të cilat drejtuesi i kamionit nuk i kishte paraqitur për deklarim pranë autoriteteve doganore”, ka njoftuar Dogana.

Mosdeklarimi i mallrave përbën shkelje të dispozitave të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës, Nr. 08/L-247, për të cilën parashihen procedurat dhe masat përkatëse ligjore.

Lidhur me rastin, Dogana e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa procedurat administrative janë duke vazhduar në përputhje me legjislacionin në fuqi. /Klankosova.tv

Lexo edhe

E kishte urdhrin mbrojtës, por ish-kunati e telefonoi – gruaja në Malishevë e denoncon, 40-vjeçari pranon kontaktin para Policisë

E kishte urdhrin mbrojtës, por ish-kunati e telefonoi – gruaja në Malishevë e denoncon, 40-vjeçari pranon kontaktin para Policisë

Gjenerali amerikan Osborn dekoron komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin

Gjenerali amerikan Osborn dekoron komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin

Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë

Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë