Dogana e Kosovës identifikon 150 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

Dogana e Kosovës identifikon 150 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

Dogana e Kosovës identifikon 150 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se të enjten në mbrëmje ka identifikuar 150 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare në Vërmicë. 

“Rreth orës 19:00, në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarët e Antikontrabandës kanë ndaluar për kontroll një veturë, drejtuesi i së cilës, pas pyetjes nga zyrtarët doganorë, ka deklaruar se nuk kishte asgjë për të deklaruar. Megjithatë, gjatë kontrollit të detajuar të veturës, zyrtarët e Antikontrabandës kanë zbuluar mjete monetare të padeklaruara. Fillimisht, drejtuesi i veturës ka deklaruar verbalisht se shuma ishte 120,000 euro, ndërsa pas numërimit është konstatuar se bëhej fjalë për 150,000 euro, të gjitha në kartëmonedha prej 50 euros”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës. 

Sponsor 3M Express

Në përputhje me procedurat ligjore për mosdeklarimin e mjeteve monetare, Dogana e Kosovës ka konfiskuar 37,500 euro ose 25% të mjeteve dhe 112 mijë e 500 euro ose 75% janë mbajtur për deponim dhe ruajtje deri në përfundimin e procedurave përkatëse.

“Lidhur me rastin është njoftuar Sektori i Hetimeve i Doganës së Kosovës, zyrtarët e të cilit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorinë kompetente në Prizren. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, me udhëzim të tij, drejtuesi i veturës dhe vetura janë liruar, ndërsa personi është obliguar të paraqesë dokumentacion mbështetës për të dëshmuar prejardhjen e mjeteve monetare”, thuhet në njoftim.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Carrick i jep lamtumirën Manchester Unitedit me një letër për tifozët: Do të jem gjithmonë krenar

Carrick i jep lamtumirën Manchester Unitedit me një letër për tifozët: Do të jem gjithmonë krenar

Nën jorgan, Olechka dhe Fuego më të afërt se kurrë

Nën jorgan, Olechka dhe Fuego më të afërt se kurrë

Ukraina vazhdon të “fortifikojë” kufirin me Bjellorusinë

Ukraina vazhdon të “fortifikojë” kufirin me Bjellorusinë