Do të kryenin sulm terrorist në Greqi me urdhër nga Irani, katër prej të arrestuarve dyshohet se janë shqiptarë

Katër nga personat e arrestuar nën dyshimin se po përgatitnin një akt terrorist në Greqi janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa në këtë rast dyshohet se janë të përfshirë edhe dy shtetas iranianë.

Sponsor 3M Express

Top Channel ka mësuar se autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se kreu i organizatës ishte Edriz Mavaneh, ndërsa pjesa tjetër e grupit përbëhej nga persona me bindje radikale islamike nga zona e Kumanovës dhe Shkupit.

Policia greke bën të ditur se ka arrestuar edhe shqiptarin Sh.M, i lindur dhe banues në Kumanovë.

Musliu, së bashku me anëtarë të tjerë të celulës, dyshohet se do të kryenin në Greqi atentatin ndaj një biznesmeni, i cili njëkohësisht mbante një post të lartë drejtues në një kompani izraelite të prodhimit të armëve.

I gjithë operacioni dyshohet se financohej nga shtetasi iranian Mabanex, i cili, sipas hetimeve, kishte marrë urdhër nga shërbimet iraniane të inteligjencës për eliminimin e biznesmenit izraelit.

Edhe i arrestuari Sh.M kishte tentuar më herët të hynte në Greqi përmes Turqisë, por ishte kthyer mbrapsht në pikën kufitare të Evrosit.

Në një tentativë të dytë, ai u ndalua pasi shërbimet greke ishin njoftuar nga homologët e tyre në Maqedoninë e Veriut për planin e celulës. Autoritetet greke kanë bërë të ditur se e kishin mbajtur grupin nën përgjim për afro një vit.

Pas dorëzimit të SH.M pranë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, shërbimet greke kanë nisur një valë të re hetimesh për të zbuluar nëse anëtarët e kësaj celule radikale kanë bashkëpunëtorë apo udhëzues shpirtërorë në qarqet e komunitetit mysliman që jeton në Greqi. /Telegrafi/

Lexo edhe

Kosova mposhtet në Irlandë, mbetet sërish në Ligën B

Kosova mposhtet në Irlandë, mbetet sërish në Ligën B

Izraeli barazon me Austrinë, Kosova përfundon në vendin e tretë

Izraeli barazon me Austrinë, Kosova përfundon në vendin e tretë

“Nuk kam ardhur të bëj Romeo e Zhulieta”, Antoneta e prerë me Akilin (VIDEO)

“Nuk kam ardhur të bëj Romeo e Zhulieta”, Antoneta e prerë me Akilin (VIDEO)