“Do të ishte katastrofë”, ish-ylli i Man Utd kundër emërimit të Contes si trajner i klubit

“Do të ishte katastrofë”, ish-ylli i Man Utd kundër emërimit të Contes si trajner i klubit

“Do të ishte katastrofë”, ish-ylli i Man Utd kundër emërimit të Contes si trajner i klubit

Ashley Young ka deklaruar se emërimi i Antonio Contes si trajner i Manchester Unitedit do të ishte një “katastrofë”, duke paralajmëruar se lojtarët nuk do t’i pëlqenin metodat e tij kërkuese.

Sponsor 3M Express

Duke folur në emisionin The Overlap Daily, ish-futbollisti i Manchester Unitedit dhe Interit u shpreh se skuadra do ta kishte të vështirë të përshtatej me stilin e trajnerit italian.

“Nëse lojtarët nuk do të vrapojnë dhe Antonio Conte merr drejtimin e skuadrës, mendoj se do të ishte një katastrofë”, deklaroi Young.

Ai foli edhe për kërkesat e larta të Contes gjatë stërvitjeve dhe takimeve me ekipin, të cilat, sipas tij, mund të zgjasin deri në tri ose katër orë.

Young beson se kjo është një nga arsyet pse trajneri italian nuk qëndron gjatë në klubet ku punon.

Conte, 57 vjeç, ka deklaruar se dëshiron ta rikthejë një “gjigant të rënë”, ndërsa emri i tij është përmendur në diskutimet për të ardhmen e Manchester Unitedit.

Aktualisht, skuadra angleze drejtohet nga Michael Carrick dhe renditet në vendin e 13-të në Ligën Premier.

Conte, ndërkohë, ka fituar titullin e Serie A dhe Superkupën e Italisë me Napolin. Young e njeh mirë stilin e tij të punës, pasi kishte fituar titullin e kampionit të Italisë nën drejtimin e tij te Interi./Telegrafi/

Lexo edhe

Kim Kardashian feston sot ditëlindjen e 46-të

Kim Kardashian feston sot ditëlindjen e 46-të

I dërguari i Trumpit e quan Putinin “humanitar” gjatë takimit në Rusi

I dërguari i Trumpit e quan Putinin “humanitar” gjatë takimit në Rusi

Macron shpërthen ndaj liderëve të huaj për protestat në Francë: Të papranueshme dhe budallallëqe

Macron shpërthen ndaj liderëve të huaj për protestat në Francë: Të papranueshme dhe budallallëqe

“Do të ishte katastrofë”, ish-ylli i Man Utd kundër emërimit të Contes si trajner i klubit | Momenti