“Do të dalim në rrugë e do t’i bllokojmë institucionet”, sërish protestohet nesër në Prishtinë

“Do të dalim në rrugë e do t’i bllokojmë institucionet”, sërish protestohet nesër në Prishtinë

“Do të dalim në rrugë e do t’i bllokojmë institucionet”, sërish protestohet nesër në Prishtinë

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë të ditur se sërish nesër, në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” do të ketë ketë përsëri protestë.

Sponsor 3M Express

Në njoftimin e kësaj organizate është thënë se do të vazhdojnë ta çojnë në vend amanetin e Arlinda Zekajt, e cila u vra mizorisht nga ish-kunati i saj.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se do të vazhdojnë të protestojnë derisa përgjegjësitë të japin llogari për lëshimet e bëra në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.

“Do të mblidhemi prapë për të kërkuar drejtësinë që Arlinda na e la amanet dhe drejtësi për të gjitha gratë e vrara. Edhe nesër do të dalim rrugëve e do t´i bllokojmë institucionet sepse është momenti i fundit që ky shtet të jap llogari. Dilni nga puna, nga shtëpia e nga klasa e na u bashkoni sërish. Do të vazhdojmë të protestojmë deri kur kërkesat tona të plotësohen.”, thuhet në njoftim.

Kjo organizatë ka kërkuar nga qytetarët që sa më shumë të marrin pjesë në këtë protestë.

“Kërkojmë organizim e solidarizim kombëtar. Për siguri e liri për gratë e gjalla, e drejtësi për gratë e vrara”, thuhet në njoftimin e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Ekskluzive | Biseda mes Arlindës dhe ish-burrit të saj: Ti je qajo nanë që s’ki me pasë djalin

Ekskluzive | Biseda mes Arlindës dhe ish-burrit të saj: Ti je qajo nanë që s’ki me pasë djalin

Topi i Artë 2027: Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe bëjnë lëvizje të hershme për të rrëzuar nga froni Harry Kane

Topi i Artë 2027: Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe bëjnë lëvizje të hershme për të rrëzuar nga froni Harry Kane

Bebe Rexha nuk e harron zhgënjimin nga Grammy-t: “Meant to Be” e meritonte çmimin

Bebe Rexha nuk e harron zhgënjimin nga Grammy-t: “Meant to Be” e meritonte çmimin

“Do të dalim në rrugë e do t’i bllokojmë institucionet”, sërish protestohet nesër në Prishtinë | Momenti