Djali i Trumpit komenton humbjen e Vuçiqit

Djali i Trumpit komenton humbjen e Vuçiqit

Djali i Trumpit komenton humbjen e Vuçiqit

Djali i presidentit amerikan, Eric Trump ka dalë me një reagim në “X” lidhur me zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe humbjen e partisë në pushtet të Aleksandar Vuçiq.

Sponsor 3M Express

Ai shkruan se Lëvizja e studentëve i dha fund pushtetit 14-vjeçar të Vuçiç.

“Lëvizja e udhëhequr nga studentët në Serbi shpalli fitoren në zgjedhjet parlamentare të dielën, duke i dhënë fund 14 viteve në pushtet për partinë populiste të krahut të djathtë të Aleksandar Vuçiq”, shkruan Eric Trump.

Sipas të dhënave paraprake, “Lista e Studentëve” fitoi midis 135 dhe 140 vende në parlamentin me 250 vende, ndërsa Partia Progresive Serbe (SNS) e krahut të djathtë e Vuçiçit fitoi 105 vende.

Zgjedhjet e parakohshme u zhvilluan pas gati dy vitesh protestash studentore kundër korrupsionit.

Protestat u nxitën nga tragjedia e vitit 2024 në Novi Sad, ku 16 persona vdiqën kur një tendë u shemb në stacionin e trenit.

Lexo edhe

Dosja për kanosjen ndaj Arlinda Zekajt: “Kam me të mbyt, kam me të ngre zhag”

Dosja për kanosjen ndaj Arlinda Zekajt: “Kam me të mbyt, kam me të ngre zhag”

“Asgjë nuk do të jetë më si më parë”: Çfarë e pret Listën Serbe pas humbjes së Vuçiqit?

“Asgjë nuk do të jetë më si më parë”: Çfarë e pret Listën Serbe pas humbjes së Vuçiqit?

Crans-Montana planifikon dy memoriale për 41 viktimat e zjarrit tragjik në Zvicër

Crans-Montana planifikon dy memoriale për 41 viktimat e zjarrit tragjik në Zvicër

Djali i Trumpit komenton humbjen e Vuçiqit | Momenti