“Ditët më të vështira të jetës…”- Reagon portieri i përfshirë në incidentin e tragjedisë së lojtarit spanjoll

Portieri Jesus Owono ka reaguar pas incidentit tragjik që përfundoi me vdekjen e futbollistit Jesus de Miguel, duke shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e tij.

Sponsor 3M Express

Përmes një mesazhi, Owono ka thënë se po kalon ditët më të vështira të jetës dhe se ende e ka të vështirë ta përballojë atë që ka ndodhur.

“Janë ditët më të vështira të jetës sime. E kam të vështirë t’i gjej fjalët dhe ta përballoj atë që ka ndodhur”, ka shkruar ai.

Portieri ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e të ndjerit, duke thënë se për momentin nuk mund të mendojë për asgjë tjetër përveç humbjes së tij.

“Ndjej një dhimbje të jashtëzakonshme për humbjen e Jesusit. Mendimet e mia janë me të, familjen e tij dhe të gjithë ata që e kanë dashur. E di se do të ketë shumë çështje për t’u trajtuar dhe do të përballem me gjithçka me respektin e duhur.

Por tani, sinqerisht, nuk mund të mendoj për asgjë tjetër përveç Jesusit dhe dhimbjes që po përjetojmë. Pusho në paqe, Jesus”, ka shkruar Owono.

Futbollisti i Tenerifes, Jesus de Miguel, vdiq në spital në moshën 30-vjeçare.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Raphinha po shkruan historinë te Barcelona, braziliani pritet të nënshkruajë kontratën e re deri më 2030

Raphinha po shkruan historinë te Barcelona, braziliani pritet të nënshkruajë kontratën e re deri më 2030

A po lind një çift i ri në BBVK? Dy banorë përqafohen para kamerave

A po lind një çift i ri në BBVK? Dy banorë përqafohen para kamerave

“Mjekët i thoshin se shihte mirë, por ai kishte keratokonus” – oftalmologia Rrona Gjini rrëfen rastin e një pacienti

“Mjekët i thoshin se shihte mirë, por ai kishte keratokonus” – oftalmologia Rrona Gjini rrëfen rastin e një pacienti