Dita e tretë – Tym e revoltë, lypet dorëheqje ministrash (VIDEO)

Dita e tretë – Tym e revoltë, lypet dorëheqje ministrash (VIDEO)

Dita e tretë – Tym e revoltë, lypet dorëheqje ministrash (VIDEO)

Me thirrjet “Drejtësi për Arlindën”, qytetarët protestuan edhe të premten në Prishtinë, në ditën e tretë të mobilizimit për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Sponsor 3M Express

Protestuesit marshuan drejt disa institucioneve të vendit, duke kërkuar përgjegjësi penale për të gjithë ata që, sipas tyre, dështuan ta mbronin Arlindën.

Marshimi nisi drejt Ministrisë së Drejtësisë, ku u kërkua sërish dorëheqja e ministres Donika Gërvalla. Para ndërtesës së kësaj ministrie, protestuesit hodhën edhe tymues të zi, në shenjë revolte.

Më pas, ata vazhduan drejt Këshillit Prokurorial të Kosovës, ku kërkuan që të gjithë personat përgjegjës të ndiqen penalisht dhe të marrin dënimin e merituar.

Gjatë protestës u kërkua edhe dorëheqja e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Revolta u shpreh edhe para Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të cilit protestuesit i dhanë afat deri të hënën për të ndërmarrë veprime ndaj gjyqtarëve që, sipas tyre, kanë përgjegjësi në rastin e Arlindës.

Në shenjë të vazhdimit të protestës, qytetarët u drejtuan edhe te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, ku përsëritën kërkesat për përgjegjësi institucionale dhe ndëshkim të të gjithë atyre që kanë dështuar në mbrojtjen e viktimës.

Para Qeverisë u vendos edhe një tendë, ku protestuesit paralajmëruan se do të qëndrojnë gjatë gjithë natës, duke bërë të ditur se nuk do të ndalen deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Organizatorët paralajmëruan se thirrjet për drejtësi do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me protesta të planifikuara edhe në qytete të tjera të Kosovës.

Detajet në kronikën e mëposhtme të përgatitur nga Klan Kosova:

Lexo edhe

New York, më 1 nëntor mbahet Festivali i 34-të Shqiptar, këtë vit në qendër të vëmendjes Gjuha Shqipe

New York, më 1 nëntor mbahet Festivali i 34-të Shqiptar, këtë vit në qendër të vëmendjes Gjuha Shqipe

Një bjelloruse në Big Brother VIP Kosova 5, Olechka i bashkohet shtëpisë më të famshme në vend

Një bjelloruse në Big Brother VIP Kosova 5, Olechka i bashkohet shtëpisë më të famshme në vend

Ekskluzive | “Detyra: vrasja e vëllezërve Haradinaj” – mesazhi tronditës në Facebook denoncohet nga përfaqësuesi i AAK-së, përfshihet Prokuroria Speciale

Ekskluzive | “Detyra: vrasja e vëllezërve Haradinaj” – mesazhi tronditës në Facebook denoncohet nga përfaqësuesi i AAK-së, përfshihet Prokuroria Speciale

Dita e tretë – Tym e revoltë, lypet dorëheqje ministrash (VIDEO) | Momenti