Dita e Forcës, Kosova synon forcimin e FSK-së dhe anëtarësimin në NATO|Video

Dita e Forcës, Kosova synon forcimin e FSK-së dhe anëtarësimin në NATO|Video

Dita e Forcës, Kosova synon forcimin e FSK-së dhe anëtarësimin në NATO|Video

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se institucionet e vendit do të vazhdojnë angazhimin për forcimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Në kuadër të shënimit të 27 Nëntorit, Ditës së Forcës, Haxhiu ka shprehur krenarinë për Ushtrinë e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e saj për sigurinë e qytetarëve dhe të brezave të ardhshëm.

Sponsor 3M Express

Ajo ka thënë se ishte veçanërisht emocionuese të shiheshin fëmijët duke i përcjellë me dashuri, respekt dhe admirim ushtarët e Kosovës, duke shprehur shpresën se shumë prej tyre, në të ardhmen, do t’i bashkohen ushtrisë.

Haxhiu ka theksuar se forcimi i ushtrisë dhe anëtarësimi në NATO mbeten synime të rëndësishme të institucioneve të Kosovës, në bashkëpunim me aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë.

Kryetarja e Kuvendit ka nderuar të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ndërsa ka uruar qytetarët për 27 Nëntorin, Ditën e Forcës, dhe 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova nuk ka synime ndaj asnjërit prej fqinjëve, por synon forcimin e kufijve dhe të sigurisë së saj.

“Sa më shumë që e forcojmë Forcën e Sigurisë, Ushtrinë e Republikës së Kosovës, aq më larg qëndrojnë të gjithë ata që na kërcënojnë me luftë dhe konflikt”, ka deklaruar Gërvalla.

Ajo ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet synim i institucioneve të vendit, duke përgëzuar komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin, ministrin e Mbrojtjes dhe të gjithë pjesëtarët e Forcës për angazhimin e tyre.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se gjatë qeverisjes aktuale janë realizuar afro 500 milionë euro investime në blerjen e sistemeve të armatimit, mjeteve transportuese dhe pajisjeve të nevojshme për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Gjatë vizitës në FSK, me rastin e 27 Nëntorit, Ditës së Forcës, Maqedonci ka bërë të ditur se investimet janë përqendruar në tri fusha kryesore: pajisjen me armatim dhe mjete ushtarake, zhvillimin e personelit dhe ndërtimin e infrastrukturës së re.

Ai ka theksuar se është përmbyllur rekrutimi i numrit të paraparë të pjesëtarëve deri në vitin 2028, ndërsa janë ndërtuar edhe katër baza më shumë sesa ishin planifikuar në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit.

Maqedonci ka përmendur edhe dy poligonet e mëdha të trajnimit, të cilat shfrytëzohen nga FSK-ja dhe partnerët ndërkombëtarë për ushtrime të përbashkëta, përfshirë edhe ato të serisë Defender Europe.

Në fund, ai ka uruar të gjithë pjesëtarët aktivë dhe rezervë të FSK-së, si dhe ish-pjesëtarët e saj, me rastin e Ditës së Forcës.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Me diplomë në dorë, por pa punë në profesion – A po e humbin të rinjtë besimin te shkollimi?

Me diplomë në dorë, por pa punë në profesion – A po e humbin të rinjtë besimin te shkollimi?

Ambasada e Kosovës në Zvicër nuk punon të hënën, njofton bashkatdhetarët për shkak të 28 Nëntorit

Ambasada e Kosovës në Zvicër nuk punon të hënën, njofton bashkatdhetarët për shkak të 28 Nëntorit

Haradinaj në Ditën e Forcës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen

Haradinaj në Ditën e Forcës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen