Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Shiroka Pula: Lufta jonë u bë edhe për ta folur e shkruar atë lirshëm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula ka dhënë një mesazh për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Sponsor 3M Express

Në një reagim për këtë ditë, ajo ka thënë se alfabeti i gjuhës shqipe është dëshmi e qëndresës dhe e përpjekjes për ruajtjen e identitetit kombëtar.

Sipas saj, lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe, për të drejtën për ta folur dhe shkruar atë lirshëm.

“Sot, kujtojmë me respekt dhe mirënjohje 50 delegatët nga 26 qytete, shoqata dhe klube shqiptare, të cilët në Kongresin e Manastirit, më 1908, u bashkuan për një nga vlerat themelore të identitetit tonë kombëtar, gjuhën shqipe.”, thuhet në reagim.

Ajo ka thënë se përgjegjësia e të gjithëve është ruajtja pasurimi dhe përcjellja e kësaj trashëgimie për brezat, me dinjitet dhe përkushtim.

“Ajo është trashëgimia jonë e përbashkët dhe një nga dëshmitë më të fuqishme të qëndresës sonë ndër shekuj. Gëzuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!”, është thënë në njoftim. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet për tri raste të mashtrimit me vetura

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet për tri raste të mashtrimit me vetura

Sektori i enërgjisë, Sadiku: Qeveria ka dështuar rëndë, kërkoni falje këtij populli

Sektori i enërgjisë, Sadiku: Qeveria ka dështuar rëndë, kërkoni falje këtij populli

Ministri i Arsimit i Koresë së Jugut jep dorëheqjen pas skandalit të mashtrimit në provime

Ministri i Arsimit i Koresë së Jugut jep dorëheqjen pas skandalit të mashtrimit në provime