Disa të rinj shpëtojnë një çift të moshuar, të bllokuar në makinën e tyre – pas vërshimeve në perëndim të Medinës, në Arabinë Saudite

Një grup të rinjsh sauditë shpëtuan një burrë të moshuar dhe bashkëshorten e tij, pasi vërshimet e papritura të ujit i bllokuan ata brenda automjetit të tyre në provincën Badr, në perëndim të Medinës, pas reshjeve të dendura të shiut të shtunën, më 7 nëntor.

Sponsor 3M Express

Një video që qarkullon në rrjetet sociale ka kapur momentin e shpëtimit në Wadi Al Wasitah, ku uji kishte rrethuar automjetin e çiftit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Pamjet tregojnë një të ri, të pajisur me pajisje sigurie, i cili përdor litarë për t’iu afruar automjetit të zhytur pjesërisht në ujë, në përpjekje për t’i nxjerrë çiftin e moshuar në një vend të sigurt.

Sipas raportimeve lokale, të rinjtë arritën t’i shpëtonin ata pasi mbërritën me shpejtësi në vendngjarje, të pajisur me mjete shpëtimi.

Incidenti ndodhi në një kohë kur reshjet e shiut prekën disa zona të Arabisë Saudite; të shtunën në mëngjes, në pjesë të ndryshme të Medinës u raportuan reshje të lehta deri mesatare. Moti mbeti i vranët, ndërsa priteshin reshje të mëtejshme.

Qendra Kombëtare Saudite për Meteorologjinë (NCM) parashikoi stuhi shiu, nga mesatare në të forta, për të dielën, më 8 nëntor, të cilat mund të shkaktojnë vërshime të papritura në zona të ndryshme si Jazan, Asir, Al Baha, Meka, Medina, Qassim, Riad dhe Provinca Lindore.

Stuhitë mund të shoqërohen me breshër dhe erëra të forta që ngrenë pluhur dhe rërë.

Qendra paralajmëroi gjithashtu për mundësinë e krijimit të mjegullës në këto zona, si dhe në pjesë të Tabukut, Al Jouf-it dhe rajonit të Kufijve Veriorë.

Raporti i motit paralajmëroi gjithashtu për ndryshime të kushteve atmosferike mbi Detin e Kuq dhe Gjirin Arabik. /Telegrafi/

Lexo edhe

Arrestohet te kufiri me Malin e Zi shtetasi i Kosovës që po kërkohej nga INTERPOL-i

Arrestohet te kufiri me Malin e Zi shtetasi i Kosovës që po kërkohej nga INTERPOL-i

Lagarde paralajmëron për inflacion të lartë

Lagarde paralajmëron për inflacion të lartë

Shqiptari vazhdon të bëjë namin në BKFC, “Albanian Psycho” merr fitoren e radhës

Shqiptari vazhdon të bëjë namin në BKFC, “Albanian Psycho” merr fitoren e radhës