Data se kur veturat duhet të pajisen me goma të dimrit dihet, por jo edhe ajo se kur do të furnizohet policia me to.

Kjo pasi tenderi i thirrur si emergjent nga Policia e Kosovës, u anulua këto ditë, raporton Klan Kosova.
Sipas këtij institucioni, një dispozitë në Ligjin e Prokurimit është arsyeja pse s’u bë përhajri.
Por, këtë veprim, dy javë para se vendosja e gomave të dimrit të bëhet obligim, nuk po e sheh të rrugës ish-udhëheqësi i forcave të rendit, Reshat Maliqi.
Heqja dorë nga procedurat e furnizimit nga tenderi 400 mijë eurosh, për deputetin e Aleancës, Burim Ramadani, nuk duhet të kalojë në heshtje.
Dështimi, sipas tij, u bë me shkas.
Qytetarët që nuk i vendosin gomat e dimrit pas 15 nëntorit, dënohem me 40 euro, kurse personat juridikë, me nga 60.
Ndiqeni të plotë kronikën:




