Dikur kërkonte dorëheqje për vdekjen e Deharit, sot Gërvalla përballet me të njëjtat thirrje pas vrasjes së Arlindës

Donika Gërvalla, para dhjetë vitesh, kërkonte përgjegjësi politike dhe morale nga ministrat e atëhershëm pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit. Sot, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, ndaj saj po drejtohen thirrje për dorëheqje.

Sponsor 3M Express

Në një reagim të publikuar në atë kohë, Gërvalla kërkonte dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Skender Hysenit, dhe ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, duke vlerësuar se përgjegjësia politike duhej të ishte marrë më herët.

“Ministri i Brendshëm dhe ministrja e Drejtësisë me deklaratat e saj qesharake do të duhej të kishin dhënë dorëheqje që para një jave”, kishte shkruar ajo.

Gërvalla kishte theksuar gjithashtu se përgjegjësia morale dhe politike duhej të ishte pjesë e standardeve të elitës politike në Kosovë.

Dhjetë vjet më vonë, rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt ka nxitur protesta dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale, përfshirë thirrjet për dorëheqjen e Gërvallës dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Protestat po mbahen para institucioneve të Kosovës, ndërsa Gërvalla dhe Sveçla nuk kanë dhënë dorëheqje. Të dy kanë paralajmëruar një konferencë për media.

Ndërkohë, lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar 11 zyrtarë policorë në Pejë, përfshirë zyrtarë të pozitave të larta komanduese. Po ashtu, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka suspenduar kryeprokuroren e Pejës dhe një prokurore tjetër.

Krahasimi mes deklaratave të mëhershme të Gërvallës dhe thirrjeve të sotme për dorëheqje ka rikthyer në vëmendje qëndrimet e saj për përgjegjësinë politike dhe morale të zyrtarëve shtetërorë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Rasti i Arlinda Zekajt, Mehmetaj: Kurti nuk e shkarkon Gërvallën

Rasti i Arlinda Zekajt, Mehmetaj: Kurti nuk e shkarkon Gërvallën

Në Danimarkë nis iniciativa për krijimin e Rrjetit të Grave Shqiptare

Në Danimarkë nis iniciativa për krijimin e Rrjetit të Grave Shqiptare

Xhaketat bomber dhe stili peplum – rikthimi i trendeve të dikurshme këtë dimër

Xhaketat bomber dhe stili peplum – rikthimi i trendeve të dikurshme këtë dimër