Dikur e sulmonte për rastin Dehari, sot Vetëvendosje e avancon Luan Rekën në një pozitë të lartë në Polici

Lëvizja Vetëvendosje, e cila para dhjetë vjetësh kishte ngritur akuza dhe dyshime ndaj Luan Rekës lidhur me hetimet për rastin e Astrit Deharit, tashmë, në kohën kur është në pushtet, e ka avancuar atë në pozitën e drejtorit të ri rajonal të Policisë në Gjilan, shkruan Gazeta Insajderi.

Sponsor 3M Express

Luan Reka, i cili në vitin 2016 ishte zëvendësdrejtor i Njësisë së Antiterrorizmit dhe ishte përfshirë në zhvillimin e hetimeve ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes të arrestuar në lidhje me rastin e sulmit ndaj Kuvendit të Kosovës, tashmë është emëruar në një pozitë të rëndësishme drejtuese në Policinë e Kosovës.

Në atë kohë, Vetëvendosje kishte ngritur publikisht dyshime për lidhjet e Rekës me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Përmes një reagimi publik, partia kishte pretenduar se ai ishte vendosur në pozitën e zëvendësdrejtorit të Antiterrorizmit falë ndikimit të PDK-së.

Për ta mbështetur pretendimin e saj, Vetëvendosje kishte publikuar edhe fotografi të Rekës në shoqëri të bashkëshortes së tij, Miranda Keka, e cila kishte qenë kandidate e PDK-së për deputete. Në një fotografi tjetër, ajo shihej në shoqëri të ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti.

Këto pretendime ishin pjesë e përplasjes politike të kohës, kur Vetëvendosje kundërshtonte mënyrën se si po zhvilloheshin hetimet dhe rolin e zyrtarëve policorë në rastin që lidhej me arrestimin e aktivistëve të saj dhe vdekjen e Astrit Deharit.

Dhjetë vjet më vonë, situata paraqitet ndryshe. Vetëvendosje tashmë është në pushtet dhe Luan Reka është avancuar në pozitën e drejtorit të ri rajonal të Policisë në Gjilan.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Pas supermarketeve, edhe një bankë franceze ‘bie viktimë’ e një sulmi – janë vjedhur më shumë se 118 milionë euro

Pas supermarketeve, edhe një bankë franceze ‘bie viktimë’ e një sulmi – janë vjedhur më shumë se 118 milionë euro

Vetëm 43 vota dallojnë kandidatët për Senatin në Misisipi

Vetëm 43 vota dallojnë kandidatët për Senatin në Misisipi

Konfirmohet lëndimi i Rodrit, ja sa ndeshje do t’i mungojë Barcelonës

Konfirmohet lëndimi i Rodrit, ja sa ndeshje do t’i mungojë Barcelonës