Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas në Prishtinë, ajo kërkon ndihmën e Policisë – burri ndalohet për 48 orë

Një grua në Prishtinë ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi është përballur me dhunë fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur në banesën familjare, ndërsa pas ndërhyrjes së autoriteteve, burri është ndaluar për 48 orë, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, rasti ka ndodhur të shtunën, më 7 nëntor, rreth orës 14:35, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Viktima, M.B. 48 vjeçare, ka kërkuar ndihmë pas dhunës fizike dhe psikologjike që ka deklaruar se është ushtruar ndaj saj nga bashkëshorti, S.B.

Pas pranimit të informatës, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për trajtimin e rastit, ndërsa janë përfshirë edhe njësitë kompetente për dhunën në familje.

Për incidentin është njoftuar Prokuroria e Shtetit dhe pas trajtimit e vlerësimit të rrethanave, me vendim të saj, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Dhunë ndaj gruas në Gjakovë, burri e shtyn dhe e shkul perden nga nervoza – përfundon në ndalim për 48 orë

Dhunë ndaj gruas në Gjakovë, burri e shtyn dhe e shkul perden nga nervoza – përfundon në ndalim për 48 orë

Lëndimi i rëndë i Manuel Neuer

Lëndimi i rëndë i Manuel Neuer

“Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin në Hagë

“Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin në Hagë