Dhuna në familje: Tetë raste të raportuara dje

Dhuna në familje: Tetë raste të raportuara dje

Dhuna në familje: Tetë raste të raportuara dje

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në disa qytete të Kosovës.

Sponsor 3M Express

Sipas raportit të Policisë, viktima të këtyre rasteve janë gra dhe të mitura, ndërsa në mesin e tyre ka edhe një nënë që është larguar nga shtëpia bashkë me foshnjën e saj.

Në Prishtinë, është raportuar se ish bashkëshorti, e ka larguar nga shtëpia e tij viktimën së bashku me foshnjën e saj. Viktima është dërguar në strehimore. Ndërsa i dyshuari, pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje, raporton Klankosova.tv

Dy raste tjera kanë ndodhur në Fushë Kosovë. Te njëri incident, i dyshuari kosovar, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore. Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër  të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Ndërkohë, rasti tjetër, është raportuar ku viktima janë dy vajza të mitura, të cilat janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (vëllezërit e tyre). Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti nën hetime.

Një tjetër rast kanosje/dhunë në familje ka ndodhur në Ferizaj, ku raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur bashkëshorten e tij.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Lidhur me rastin, me 29.10.2026 është arrestuar i dyshuari dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”

Edhe në rajonin e Dukagjinit është raportuar për dhunë në familje, transmeton Klankosova.tv

Më saktësisht në Istog, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur ndërmjet vete, i dyshuari, shtetas i Shqipërisë  (burri)  dhe e dyshuara shtetase e Shqipërisë (gruaja) kanë sulmuar njëri-tjetrin. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë në Klinë, një burrë ka ushtruar dhunë psikike ndaj  gruas me të cilën ka bashkëjetuar. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit, pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Ndërsa në Pejë, është raportuar se një grua është ngacmuar dhe kanosur nga ish bashkëshorti i saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime.

As Gjakova nuk e kaloi 24-orëshin pa dhunë në familje.

Është raportuar se një vajzë ishte keqtrajtuar nga i dyshuari, i dashuri i saj. Të dyshuarit i është bërë alkool testi dhe ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit. I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është  dërguar  në mbajtje. /Klankosova.tv

 

Lexo edhe

Hapet konkursi për specializime, në dispozicion 313 vende për mjekët

Hapet konkursi për specializime, në dispozicion 313 vende për mjekët

Vendos Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

Vendos Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

Prizreni pret edicionin e 15-të të garës “Balkan Green Ideas”, do ndahen 20 mijë dollarë për bizneset e gjelbra

Prizreni pret edicionin e 15-të të garës “Balkan Green Ideas”, do ndahen 20 mijë dollarë për bizneset e gjelbra