Dhëndri i Kosovës në garë për James Bond, nis provat për 007

Dhëndri i Kosovës në garë për James Bond, nis provat për 007

Dhëndri i Kosovës në garë për James Bond, nis provat për 007

Aktori britanik, Callum Turner, ka nisur provat para kamerave për rolin e James Bond, teksa përzgjedhja e pasardhësit të Daniel Craig duket se po i afrohet fazës përfundimtare.

Sponsor 3M Express

Sipas Daily Mail, 36-vjeçari u paraqit të premten në studiot Bray, në Berkshire, ku do të vlerësohet nga drejtuesit e projektit. Turner, i njohur nga filmat Fantastic Beasts dhe Emma, është përmendur prej kohësh si një nga kandidatët kryesorë për rolin e agjentit 007.

Në garë janë edhe aktorët Jack Lowden, Josh O’Connor dhe Jacob Elordi, ndërsa në fazën përfundimtare raportohet se kanë mbetur tre deri në pesë kandidatë.

Producentja Amy Pascal kishte deklaruar në gusht se përzgjedhja mund të përfundonte deri në fund të vitit, duke hapur rrugën për përgatitjet e xhirimeve gjatë vitit 2027.

Filmi i ardhshëm i James Bond do të drejtohet nga Denis Villeneuve, i njohur për sagën Dune. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se kush do ta marrë rolin e agjentit të famshëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Shembet një ndërtesë shumëkatëshe në Kenia, frikë për persona të bllokuar nën rrënoja – PAMJE

Shembet një ndërtesë shumëkatëshe në Kenia, frikë për persona të bllokuar nën rrënoja – PAMJE

Nepali bëhet vendi i parë që merr kompensim për dëmet nga ndryshimet klimatike

Nepali bëhet vendi i parë që merr kompensim për dëmet nga ndryshimet klimatike

Si po ecën realisht ekonomia amerikane nën presidentin Trump?

Si po ecën realisht ekonomia amerikane nën presidentin Trump?