Familja e Matthew Perryt rrëfen për herë të parë detaje prekëse nga ceremonia private e varrimit të aktorit, i cili vdiq në vitin 2023, në moshën 54-vjeçare.

Në dokumentarin e ri të Netflix-it, “The One About Matthew Perry”, motra e tij, Mia Perry Bowick, kujton momentet e vështira të lamtumirës së fundit, por edhe një çast të veçantë që e bëri të qeshte në mes të dhimbjes.
Ajo tregoi se, teksa ndodhej në funeral, pati ndjesinë sikur vëllai i saj ishte pranë saj dhe po i bënte një koment tipik për humorin e tij.
Kasti i “Friends”
“Sa e tmerrshme është kjo?”, kujton ajo se e dëgjoi në mendjen e saj, duke shpërthyer në të qeshura në një moment kur gjithçka përreth ishte e mbushur me pikëllim.
Regjisorja e dokumentarit, Mary Robertson, e përshkroi rrëfimin e motrës si emocional dhe të vështirë, por theksoi se të qeshurit gjatë një funerali nuk e zbeh dhimbjen e humbjes.
Përkundrazi, sipas saj, ky moment pasqyronte humorin dhe personalitetin që e karakterizonin Matthew Perryn.
Motra e Perryt
Mia kujtoi gjithashtu takimin me kolegët e vëllait të saj nga seriali i famshëm “Friends”, të cilët nuk i kishte parë prej rreth 20 vjetësh.
Jennifer Aniston ishte e para që iu afrua dhe e përqafoi fort, ndërsa më pas edhe pjesa tjetër e kastit i shprehu ngushëllimet.
Një nga momentet më prekëse, sipas saj, ishte kur të pesë aktorët — Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, David Schwimmer dhe Matt LeBlanc – iu afruan arkivolit të Perryt të kapur për dore dhe qëndruan rreth tij duke qarë.
Mary
Dokumentari trajton rrugëtimin e aktorit drejt famës, jetën e tij gjatë suksesit të “Friends”, marrëdhëniet personale dhe betejat me varësinë, deri te vdekja e tij tragjike.
Sipas raportit të autopsisë, Perry vdiq nga efektet akute të ketaminës, teksa mënyra e vdekjes u përcaktua si mbytje aksidentale.
Matthew
As aktorët e “Friends” dhe as disa prej familjarëve të Perryt nuk kanë marrë pjesë në dokumentar.
Dokumentari “The One About Matthew Perry” pritet të publikohet në Netflix më 27 tetor. /Telegrafi/




