Dështojnë bisedimet për klimën, vendet e mëdha refuzojnë marrëveshjen në COP31

Dështojnë bisedimet për klimën, vendet e mëdha refuzojnë marrëveshjen në COP31

Dështojnë bisedimet për klimën, vendet e mëdha refuzojnë marrëveshjen në COP31

Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe disa vende në zhvillim kanë kundërshtuar marrëveshjen kryesore të Konferencës së OKB-së për Klimën, COP31, në Turqi, pasi dokumenti përfundimtar nuk përmendte fare lëndët djegëse fosile, të cilat konsiderohen shkaktari kryesor i ndryshimeve klimatike.

Sponsor 3M Express

Ministri irlandez i Mjedisit, Darragh O’Brien, duke folur në emër të BE-së, deklaroi se marrëveshja e propozuar “nuk i përgjigjet momentit” dhe nuk reflekton urgjencën e krizës klimatike, shkruan The Guardian.

Ai tha se BE-ja nuk do të mbështesë një dokument që nuk përputhet me të dhënat shkencore dhe që rrezikon të thellojë hendekun mes zotimeve ndërkombëtare dhe veprimeve konkrete.

Marrëveshja e propozuar, e quajtur “Paketa e Antalias”, parashihte elektrifikimin e ekonomive, financimin e vendeve të varfra për t’u përballur me pasojat e krizës klimatike dhe kufizimin e ngrohjes globale në objektivin prej 1.5 gradësh Celsius.

Megjithatë, dokumenti nuk përfshinte kërkesën e më shumë se 130 shteteve për një plan konkret të largimit nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile.

Po ashtu, ai përmbante dispozita për teknologjinë e kapjes dhe ruajtjes së karbonit, të cilat janë kundërshtuar nga disa vende dhe organizata, me arsyetimin se mund të zgjasin varësinë nga karburantet fosile.

Kundërshtimin e BE-së e mbështetën edhe Britania, Panamaja, Ishujt Marshall dhe Norvegjia.

Ndërkohë, disa shtete të tjera, përfshirë Arabinë Saudite, Kinën, Pakistanin dhe grupin e vendeve afrikane, nuk e kundërshtuan marrëveshjen, ndonëse disa prej tyre shprehën rezerva.

Dështimi për të arritur një marrëveshje të përbashkët ka nxitur kritika nga organizatat mjedisore.

Drejtori i organizatës Power Shift Africa, Mohamed Adow, e cilësoi këtë konferencë si “COP-in më të keq ndonjëherë”, duke akuzuar vendet e pasura se po i braktisin shtetet më të varfra, të cilat po përballen me pasoja të rënda të ndryshimeve klimatike.

Kritikat vijnë në një kohë kur moti ekstrem në pjesë të ndryshme të botës ka shkaktuar dhjetëra mijëra viktima këtë vit, përfshirë valët e të nxehtit, thatësirat, përmbytjet dhe fatkeqësi të tjera natyrore.

“Ideziston se mungon ndjenja e urgjencës për t’i trajtuar këto çështje. Kjo është shumë zhgënjyese për mua”, deklaroi Mary Robinson, ish-presidente e Irlandës dhe ish-e dërguar e OKB-së për klimën, ndërsa negociatat po i afroheshin përfundimit të planifikuar.

Edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, shprehu zhgënjimin e tij për përfundimin e COP31 pa një konsensus të përgjithshëm.

“Jam thellësisht i zhgënjyer që COP31 përfundoi pa një marrëveshje të përbashkët. E ndaj zhgënjimin e madh të të gjithë atyre që prisnin që qeveritë të vepronin në përputhje me urgjencën që kërkon kriza klimatike. Por ky dështim nuk i ndryshon faktet. Mund të mos ketë konsensus në tryezën e negociatave, por shkenca nuk lë vend për paqartësi”, deklaroi Guterres, transmeton Klankosova.tv.

Lexo edhe

Bëri lojë të mirë me Juventusin, Spalletti prapë i pakënaqur me Zhegrovën

Bëri lojë të mirë me Juventusin, Spalletti prapë i pakënaqur me Zhegrovën

Kurti takohet me Kasamin dhe Mexhitin në Tetovë, diskutojnë zhvillimet politike

Kurti takohet me Kasamin dhe Mexhitin në Tetovë, diskutojnë zhvillimet politike

Endrit Thaçi rikthen kujtimin emocionues nga fëmijëria pranë babait të tij (FOTO)

Endrit Thaçi rikthen kujtimin emocionues nga fëmijëria pranë babait të tij (FOTO)