Peja është bërë bashkë mbrëmë në nderim të Arlinda Zekajt, e cila u vra tragjikisht në Vitomiricë.

Qytetarët ndezën qirinj në shenjë kujtimi për të, raportoi nga atje korrespondenti Valdrin Daci, pëe emisionin “Ora 7”.
Në një pjesë të sheshit të qytetit, qytetarët vendosën edhe një letër të madhe, përmes së cilës u rikujtua letra që Arlinda ua kishte drejtuar institucioneve, duke kërkuar ndihmë.
Për vrasjen e saj dyshohet kunati, Albert Sylaj, i cili, sipas policisë, vazhdon të jetë në arrati.
Ndërkohë, sot Arlinda Zekajt do t’i jepet lamtumira e fundit. Ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 15:00, në fshatin Radac të Pejës./Klankosova.tv




