Kryendeshja e javës në elitën e futbollit francez mes Paris Saint-Germain dhe Lyonit do të zhvillohet përfundimisht sonte me fillim nga ora 20:30.

Ky derbi i madh ishte planifikuar të luhej të dielën, por u ndalua nga autoritetet parisiene për shkak të rreziqeve për sigurinë publike dhe protestave që kishin përfshirë kryeqytetin francez.
Zhvendosja e detyruar e orarit ka krijuar një përplasje të pazakontë në kalendarin sportiv, transmeton Klankosova.tv.
Përballja mes dy gjigantëve francezë do të zhvillohet në të njëjtën kohë kur në Londër do të mbahet ceremonia madhështore e ndarjes së “Topit të Artë”.
Kjo betejë e drejtpërdrejtë për kreun e tabelës pritet të jetë një spektakël i vërtetë futbolli, duke përmbyllur kështu një fundjavë plot tensione e zhvillime jashtë fushe në Francë.
Kjo ndeshje e mahde do të transmetohet në platformën Artmtoion në kanalin sport3




