Deputetja e PDK-së kritikon Konjufcën për fjalimin në OKB: Glauk, 81 vjet burg nuk janë një gabim teknik që kalohet me dy fjali diplomatike

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi ka kritikuar ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcën për fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ku u diskutua për Kosovën.

Sponsor 3M Express

Musliu Shoshi në një postim në Facebook shkruan se 81 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së nuk kalohet me dy fjali diplomatike.

“Në Këshillin e Sigurimit, Glauk Konjufca e trajtoi aktgjykimin ndaj çlirimtarëve tanë me një gjuhë të zbehtë, duke u mjaftuar me konstatimin se ka ‘gabime në përmbajtje dhe fakte’ që pritet të korrigjohen në Apel! 81 vjet burg për katër figura të luftës sonë çlirimtare meritojnë shumë më tepër sesa një shprehje shqetësimi!

ASNJË fjalë për rolin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimi në çlirimin, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës!

Dhe këtë qasje e dëgjuam pikërisht nga njeriu që është caktuar ta udhëheqë strategjinë shtetërore për Hagën! Nëse në Këshillin e Sigurimit nuk artikulohet fuqishëm kundërshtimi ndaj këtij aktgjykimi, ku dhe kur do të artikulohet? Ministër, aty nuk përfaqësoni një parti apo një qeveri. Përfaqësoni Republikën e Kosovës dhe historinë e saj! Padrejtësia nuk kundërshtohet me diplomaci sa për formalitet. E vërteta historike nuk mbrohet me gjysmë zëri”, shkruan ajo. /Telegrafi/

Lexo edhe

Shtetet e Gjirit mbajnë takim të jashtëzakonshëm në Riad për të forcuar koordinimin dhe gatishmërinë ushtarake

Shtetet e Gjirit mbajnë takim të jashtëzakonshëm në Riad për të forcuar koordinimin dhe gatishmërinë ushtarake

ATK-ja identifikon dhjetëra raste të dyshuara të falsifikimit të vërtetimeve

ATK-ja identifikon dhjetëra raste të dyshuara të falsifikimit të vërtetimeve

Komisioni për Buxhet nuk e miraton amendamentin për 1 milion euro për protezat e invalidëve të luftës

Komisioni për Buxhet nuk e miraton amendamentin për 1 milion euro për protezat e invalidëve të luftës