Deputetja australiane humb të dyja këmbët pasi u godit nga një makinë, dyshohet për sulm të qëllimshëm

Deputetja australiane Helen Haines ka humbur të dyja këmbët pasi u godit nga një makinë jashtë zyrës së saj politike në qytetin Wangaratta të Australisë. Policia po e heton rastin si sulm të qëllimshëm.

Sponsor 3M Express

Lajmin e bëri të ditur bashkëshorti i saj, Phil Haines, i cili tha se, pavarësisht lëndimeve të rënda, deputetja është e vendosur të përballet me procesin e gjatë të rikuperimit.

Ai e cilësoi ngjarjen si të tmerrshme, por theksoi se lajmi më i rëndësishëm është se bashkëshortja e tij ka mbijetuar.

“Rruga drejt rikuperimit do të jetë e gjatë dhe e vështirë, por ne e dimë se ajo është një luftëtare”, deklaroi Phil Haines, duke shtuar se deputetja do të ketë mbështetjen dhe dashurinë e familjes gjatë rehabilitimit.

Ndërkohë, 43-vjeçari Brendan Nugent, i dyshuar se e goditi qëllimisht deputeten me automjetin e tij, u paraqit të mërkurën për herë të parë para gjykatës.

Ai u arrestua pak pas ngjarjes dhe përballet me tri akuza: drejtim të rrezikshëm të automjetit që ka shkaktuar lëndime të rënda, shkaktim të qëllimshëm të lëndimeve të rënda trupore dhe shkaktim dëmi ndaj një zyrtari publik federal.

Policia bëri të ditur se ndaj tij mund të ngrihen edhe akuza të tjera, përfshirë tentativën për vrasje.

Nugent, banor i qytetit të afërt Tarrawingee, nuk kërkoi lirimin me kusht dhe pritet të paraqitet sërish para gjykatës në muajin shkurt. Sipas dokumenteve gjyqësore, ai përballet edhe me akuza për kultivim dhe posedim të kanabisit.

Gjatë seancës, avokati i tij deklaroi se klienti ka probleme të shëndetit mendor, pa dhënë detaje të tjera.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Protestuesit nuk ndalen, mblidhen sërish nesër para Parlamentit në orën 09:00

Protestuesit nuk ndalen, mblidhen sërish nesër para Parlamentit në orën 09:00

Trepça triumfon ndaj Opavës, fiton me rezultat 89:80

Trepça triumfon ndaj Opavës, fiton me rezultat 89:80

Trepça shijon fitoren e dytë radhazi në Evropë, triumfon ndaj ekipit çek

Trepça shijon fitoren e dytë radhazi në Evropë, triumfon ndaj ekipit çek