Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Mund të jemi pjesë e qeverisë (VIDEO)

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Mund të jemi pjesë e qeverisë (VIDEO)

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Mund të jemi pjesë e qeverisë (VIDEO)

Deputeti i zgjedhur në Parlamentin e Serbisë, Visar Mehmeti, nuk e përjashton mundësinë që përfaqësuesit shqiptarë të bëhen pjesë e qeverisë së re, nëse arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët me Listën Studentore.

Sponsor 3M Express

Sot në Klan Kosova, Mehmeti tha se rezultati prej dy ulësesh në parlament është i kënaqshëm, ndonëse synimi i tyre ishte të siguronin tri mandate.

Ai theksoi se ulësja e tretë ishte shumë afër, por nuk arritën ta fitonin.

Mehmeti tha se ende nuk dihet nëse do të jenë pjesë e opozitës apo e qeverisjes së re.

Megjithatë, ai pret që pas certifikimit të rezultateve, fituesit t’i ftojnë në bisedime.

“Presim që të kemi padyshim bisedime, të ulemi, ta shpalosim platformën tonë dhe të shohim, ndoshta sado pak e gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe mund të jemi pjesë e qeverisë. Mirëpo, deri tani nuk ka asgjë konkrete”, u shpreh Mehmeti.

Ai e cilësoi arritje sigurimin e dy mandateve, duke marrë parasysh klimën politike në Serbi, ndërsa theksoi se vendimi për përfshirjen në qeverisje do të varet nga bisedimet dhe mundësia e gjetjes së pikave të përbashkëta me subjektin fitues.

Lexo edhe

Shembet një pllakë në një objekt në ndërtim në Prizren, dyshohet se ka zënë punëtorë

Shembet një pllakë në një objekt në ndërtim në Prizren, dyshohet se ka zënë punëtorë

​Gusia për vrasjen e Arlinda Zekajt: Urdhri mbrojtës duhej të përfshinte edhe kunatin, dështoi vlerësimi i rrezikut

​Gusia për vrasjen e Arlinda Zekajt: Urdhri mbrojtës duhej të përfshinte edhe kunatin, dështoi vlerësimi i rrezikut

BPB dhe BERZH vendosin konkurrueshmërinë në fokus të Lead the Future 2

BPB dhe BERZH vendosin konkurrueshmërinë në fokus të Lead the Future 2